Ballina Lajme nacionale Rritet numri i të shtruarve, Krasniqi: Po përgatisim edhe klinika tjera për...

Rritet numri i të shtruarve, Krasniqi: Po përgatisim edhe klinika tjera për pacientët me COVID

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se janë në përgatitje edhe të klinikave të tjera për pacientët me koronavirus, teksa ka shtuar se në 15 ditët e fundit është mbingarkuar sistemi shëndetësor.

Krasniqi në emisionin SOT në KTV ka bërë të ditur se janë mbi 740 pacientë që janë duke marrë shërbime e që janë të infektuar me COVID-19.

“Jemi duke përgatitur edhe klinikat e Internos që të përballojmë fluksin e pacientëve. Klinikat janë pothuajse të përmbushura edhe në Klinikën Infektive, Pomologjinë edhe atë sportive. Në të njëjtën kohë edhe spitalet e përgjithshme janë jashtëzakonisht të ngarkuara”, ka thënë ai.

Krasniqi më tej ka shtuar se për ndërtimin e spitalit COVID Ministria e Shëndetësisë kishte filluar procedurat për shndërrimin e një spitali që po ndërtohet, porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas tij, tani kur janë bërë një vit që kur Kosova ka regjistruar rastet e para me COVID-19, është bërë e qartë sesa herë që nuk respektohen masat atëherë rriten rastet e të infektuarve.

Krasniqi ka thënë se kohëve të fundit ka një relaksim të madh të të gjithëve, duke shtuar se edhe pacientët që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 nuk po izolohen.

The post Rritet numri i të shtruarve, Krasniqi: Po përgatisim edhe klinika tjera për pacientët me COVID appeared first on Abc News.

---- ----
-----