Ballina Lajme Bota/Rajoni Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani dhe Belgjikë

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani dhe Belgjikë

70
SHPËRNDAJE

Në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë ka një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Në Gjermani numërohen 58.500 të prekur, ndërsa të vdekur janë 455 persona. Edhe në Belgjikë janë regjistruar 10.836 persona të infektuar me COVID-19 nga ku 431 janë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 1.702 persona.

Ndërkohë, qeveria gjermane ka urdhëruar zbatimin e masave sociale si ruajtja e distancës fizike kudo në vend. Për një afat kohor dy javor është e ndaluar të takosh më shumë se një person në ditë që nuk i përket familjes.

Ndërkohë, në Holandë ka mbi 10 mijë të infektuar, nga të cilët 1.104 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Edhe numri i të vdekurve është rritur duke shkuar në 771, 132 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa të shtruar në spital janë 3483 persona.

-----