Ballina Lajme nacionale Rritet mbështetja për Limajn në Llap

Rritet mbështetja për Limajn në Llap

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur takim me strukturat e saj në qytetin e Podujevës.

Por, ajo që bie në sy është pjesëmarrja e madhe në këtë tubim mobilizues të strukturave të Nismës në këtë qytet.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme nuk janë thjesht zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë.

Ai tha se qeveria e ardhshme do të merret me temat siç është dialogu, zhvillimi ekonomik, reforma në drejtësi. Prandaj ai ka kërkuar nga qytetarët llapjan që të kenë kujdes kë po e votojnë për deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Sa i përket Nismës, Limaj ka tha se partia të cilën ai drejton tanimë është kthyer në flamurtar të njerëzve që nuk kanë asnjë mundësi dhe kanë nevoje për dorën e shtetit.

“Ne duam votën e besimit dhe shpresës, nuk duam votën e mashtrimit. Jemi në Llap një vend ku ka nevoje për shumë investime në bujqësi dhe prioriteti im do të jetë bujqësia. Investimet në bujqësi gjenerojnë vende të reja të punës dhe rritje të buxhetit të vendit. Po ashtu ne do të vazhdojmë t’i mbështesim prodhuesit vendorë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi nga ana e tij tha se Fatmir Limaj, është kandidati më i denjë dhe me serioz për postin e kryeministrit të Kosovës.
Ai tha se qytetarët e Kosovës e kanë ofertën më të mirë që të votojnë kandidatin për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD.
Sherifi ka kërkuar nga llapjanët që të mobilizohen dhe të votojnë Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin e saj, Fatmir Limaj.

Edhe kryetari i degës së Nismës në Podujevë, Xhemajl Hasani, tha se në dy vitet e fundit mbështetja për Nismën dhe Limajn është rritur jashtëzakonisht shumë dhe kjo do të konfirmohet në zgjedhjet e 6 tetor

---- ----
----
----- ----
-----