Ballina Sport Rritet interesi i klubeve të huaja për Superligën

Rritet interesi i klubeve të huaja për Superligën

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pavarësisht pandemisë klubet shqiptare kanë transferuar më shumë lojtarë në kampionate më të rëndësishëm në Europë. 12 futbollistë janë bërë pjesë e një lige më të fortë. Çdo vit janë me qindra lëvizjet në nivele të ndryshme në disa raste me përfitime disa qindra mijëra euro, siç ka ndodhur me Sindrit Guri, Kristal Abazaj apo Ernest Muçi.

“Në 3 vitet e fundit kemi patur shumë lojtarë që janë transferuar jashtë vendit. Në këtë vit jo normal kemi patur një transfertë si Ernest Muçi te Legia Warszawa që është pozitiv”.

Adrian Aliaj një ish-futbollist i Kombëtares, i cili prej shumë vitesh ka agjencinë e tij të lojtarëve, mendon se kalimi duhet bërë hap pas hapi dhe jo menjëherë në skuadra të rëndësishme.

“Duhet të kalojnë te ligat e mesme që janë liga zhvilluese si Kroaci, Slloveni, Poloni nëse dikush ka kualitet më të madh Belgjikë, Zvicër, Holandë”.

Vitet e fundit lojtarët e Superligës kanë shfrytëzuar ligën kroate si trampolinë dhe rastet më konkrete janë Amir Rrahmani që tani është pjesë e Napoli në Itali dhe e Myrto Uzunit i cili iu bashkua Ferencavors në Hungari.

---- ----
----
-----
-----