Ballina Lajme Bota/Rajoni Rritet frikshëm numri i të prekurve, 13 mijë raste të reja me...

Rritet frikshëm numri i të prekurve, 13 mijë raste të reja me koronavirus në Kinë brenda 24 orëve

12
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shtimi i konsiderueshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë, ka të bëjë kryesisht me ndryshimin e mënyrës se si ato diagnostikohen dhe njoftohen në vend.

Kina njoftoi për 1800 raste të reja laboratorike të konfirmuara dhe për herë të parë 13332 raste shtesë klinike të konfirmuara në provincën Hubei, ndërsa Japonia njoftoi për viktimën e saj të parë. Dhe zyrtarët amerikanë konfirmuan një rast të 15-të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

OBSH-ja thotë se shumica e rasteve përgjegjëse për rritjen e numrit në të rasteve në provincën Hubei, janë njoftuar më pas dhe nuk janë infeksione të reja.

“Pra kjo rritje që shikoni në 24 orët e fundit i detyrohet kryesisht ndryshimit në mënyrën se si diagnostikohen dhe njoftohen rastet”, thotë Michael Ryan i OBSH-së.

Ai thotë gjithashtu se ndryshimet gjithashtu u japin mundësi mjekëve që të njoftojnë dhe trajtojnë rastet më me shpejtësi.

Spitali Huoshenshan, i ndërtuar posaçërisht në Wuhan për koronavirusin, thotë se të enjten pati shtatë pacientët e parë të shëruar. Më e moshuara mes tyre ishte 66 vjeçe.

Ndërkohë Japonia njoftoi për viktimën e parë nga virusi, disa orë pasi konfirmoi raste të tjera në anijen turistike “Diamond Princess”, në karantinë pranë Tokios ndërsa frika e përhapjes së sëmundjes rritet në vend.