Ballina Lajme Bota/Rajoni Rritet frikshëm numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë, por...

Rritet frikshëm numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë, por ndodh edhe çudia (FOTO)

93
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Numri i persona që kanë gjetur vdekjen në Kinë si pasojë e koronavirusit prej momentit të shpërthimit deri më sot ka arritur në 811, duke e kaluar numrin e vdekjeve në nivel botëror të shkaktuar nga virusi SARS.

Shumë prej qyteteve janë shndërruar në qytete fantazmë gjatë dy javëve të fundit pas urdhrit të autoriteteve për t’i izoluar ato, bllokuar fluturimet dhe mbyllur fabrika e shkolla.

Edhe sot një numër i madh vendesh pune e shkollash, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në total numri i personave të prekur nga virusi në Kinë njoftohet se është 37,198 persona. Virusi është përhapur në të paktën 27 vende e rajone të ndryshme të botës duke infektuar më shumë se 330 njerëz.

Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se po rritet numri i pacientëve me koronavirus që po shërohen. Sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit, numri i përgjithshëm i personave që janë shëruar prej shpërthimit të infeksionit viral është 2649 persona.

Dy ditët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të pacientëve me koronavirus, të cilët janë shëruar dhe kanë lënë spitalet në mbarë Kinën.

---- ----
----
-----
-----