Ballina Lajme nacionale Rrihet barbarisht djali i politikanit serb Rashiç në Kosovë, shoqërohen disa persona

Rrihet barbarisht djali i politikanit serb Rashiç në Kosovë, shoqërohen disa persona

139
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Rrihet barbarisht djali i politikanit serb Rashiç në Kosovë, shoqërohen disa persona

Këtë të hënë është sulmuar dhe rrahur djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një një shkolle në Llapnasellë, komuna e Graçanicës, ka ndodhur një rrahje ku janë përfshirë disa persona.

Ndër të tjera policia bën me dije se në kuadër të këtij konflikti janë shoqëruar disa persona. Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar politikanët e ndryshëm në Kosovë, si presidentja Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se sulmi ndaj djalit të Rashiçit është akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Ndërkohë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.

Rrihet barbarisht djali i politikanit serb Rashiç në Kosovë, shoqërohen disa persona
Jonida Dama

---- ---- ----
-----