Ballina Lajme nacionale Rrëzohet në vendin e tij të punës, përfundon në QKUK

Rrëzohet në vendin e tij të punës, përfundon në QKUK

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një punëtor i ndërtimtarisë ka marrë lëndime pasi është rrezuar në vendin e tij të punës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar dje në vend të punës dhe ka përfunduar në QKUK.

----

Sipas policisë, viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull, i cili është pronar i kompanisë së ndërtimit i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-pronari i kompanisë së ndërtimit i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

----- ----