Ballina Lajme nacionale Rrëzimi i qeverisë/ Thaçi fton Kurtin në takim konsultativ

Rrëzimi i qeverisë/ Thaçi fton Kurtin në takim konsultativ

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi zyrtarisht kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për t’u takuar të mërkurën më 1 prill.

----

Takimi ka të bëjë me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocion mosbesimi.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Takimi do të mbahet më datë 1.04.2020, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, shkruan në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit, raporton KOHA.

Ndërkaq, mësohet se Thaçi i ka ftuar edhe liderët e partive tjera në takime për të mërkurën pasdite dhe të enjten paradite.

Ai më herët lajmëroi se pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, pati takim me ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe me atë të BE-së.

“Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i fillojë konsultimet me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.”

----- ----