Ballina Lajme Bota/Rajoni Rrezikonin të humbnin jetën në ujë, shpëtohen 7 turistë në Durrës

Rrezikonin të humbnin jetën në ujë, shpëtohen 7 turistë në Durrës

28
SHPËRNDAJE

Shtatë turistë janë shpëtuar në Durrës.

Roja bregdetare kanë shpëtuar shtatë turistë që rrezikonin të humbnin jetën në ujërat e Detit Adriatik, në Durrës mbrëmjen e sotme.

Mjeti lundrues me të cilin udhëtonin ka pësuar avari dhe është dashur ndërhyrja e rojes bregdetare për t’i nxjerrë në breg.

Por fatmirësisht, burime te mediave shqiptare bëjnë me dije se përvec panikut, turistët nuk pësuan asnjë lëndim.

-----