Ballina Lajme nacionale Rrezikojnë burgimin e përjetshëm, përballen me gjykatën e Shkupit “monstrat”

Rrezikojnë burgimin e përjetshëm, përballen me gjykatën e Shkupit “monstrat”

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Rrezikojnë burgimin e përjetshëm, përballen me gjykatën e Shkupit “monstrat”

“Monstrat”, të akuzuar për terrorizëm, do të përballen sot me gjyqtarët në Gjykatën Penale të Shkupit. Kujtojmë se të akuzuarit akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në prill të vitit 2012

Prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviç kërkuan burgim të përjetshëm dhe dënim maksimal për Fejzi dhe Haki Azirin, ndërsa për Sami Lutën është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave.

Avokatët e të akuzuarve, thanë se rasti “Monstra” është rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Ata theksojnë se prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.

Rasti “Monstra” është kthyer për rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.

Rrezikojnë burgimin e përjetshëm, përballen me gjykatën e Shkupit “monstrat”
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----