Ballina Lajme nacionale Rrezikohen 78 milionë euro të BE-së nga Kuvendi

Rrezikohen 78 milionë euro të BE-së nga Kuvendi

14
SHPËRNDAJE

Kuvendi rrezikon 78 milionë euro të BE-së dhe stabilitetin energjetik në vend.

Të gjithë u alarmuan një vit më parë për nivelin e ndotjes në Kosovë. Madje deputetët ua futën frikën në palcë qytetarëve duke rekomanduar të mbajnë maska.

Por, tani kur paratë për të filluar ndërrimin e filtrave të Termocentralit Kosova B janë gati të njëjtit duket se kanë tjetër hall.

Për interesa politike rrezikojnë ti dështojnë afro 100 milionë euro të Bashkimit Evropian të destinuar për këtë punë si dhe rrezikojnë stabilitetin e prodhimit në këtë termocentral.

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen financiare me të cilën BE ka paraparë të jap 78 milionë euro për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B.

Ky projekt ka rrezik të dështoi komplet nëse shpërbëhet Kuvendi i Kosovës për ti hapur rrugë zgjedhjeve nacionale në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Projektligji nr.06/L-161 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018”, i cili mundëson alokimin e këtyre mjeteve për të filluar projektin për ndërrimin e filtrave të termocentralit Kosova B ende nuk është futur në rend për tu votuar nga Kuvendi i Kosovës pavarësisht diskutimeve për nivelin e ndotjes në vend.

Afati i fundit për ta votuar këtë projektligj është muaji tetor i këtij viti.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi pati paralajmëruar se KEK ka bërë gati 20 milionë euro dhe ka filluar punën përgatitore për të ulur ndotjen nga tymtarët e këtij termocentrali.

Për këtë çështje tashmë janë të shpallura tenderët dhe kontratat për ti kryer punimet që ishin paraparë të nënshkruhen në fillim të vjeshtës së këtij viti e që do ti mundësonte BE-së fillimin e projektit prej 78 milion euro në total.
Megjithatë, e gjithë përgatitja do të shkoi huq nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e ratifikojnë marrëveshjen që mundëson alokimin e mjeteve.

-----