
Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur rreth 1.5 milionë, ndërsa numri i viktimave është mbi 88 mijë.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania shënuan dje numrin më të madh të vdekjeve në një ditë të vetme, që nga fillimi i shpërthimit.
Por vende si Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re kanë provuar se bllokimi, testimi, monitorimi dhe karantina mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.
Për të dytën ditë radhazi, viktimat nga infeksioni i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara në 24 orë janë 1.973.
Presidenti amerikan Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se “makthi do të përfundojë shpejt” dhe se kjo situatë “i ka bërë amerikanët më të fortë”.
Ai tha gjithashtu se pasi të nis rënia e kurbës së koronavirusit, ai do fillojë hapjen e Amerikës përmes disa fazave ose sipas zonave. Gjithsesi, tha Trump, për çdo vendim do konsultohet me ekspertët.