Ballina Lajme Bota/Rajoni “Rrëshqet” situata në Ballkan/ Shtohet numri i infektimeve, Mali i zi nis...

“Rrëshqet” situata në Ballkan/ Shtohet numri i infektimeve, Mali i zi nis burgosjet

168
SHPËRNDAJE

Prej mesnatës edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend. Ata që futen në Kroaci duhet të shkojnë në karantinë dy javore. Deri tani janë prekur 10.000 persona nga ky vendim për karantinë. Mallrat që kalojnë nëpër Kroaci po kontrollohen rreptë. Të mërkurën ka vdekur nga COVID-19 një person, që është viktima e parë në Kroaci. Ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 100. Popullata është e nervozuar.

Blerje masive sheh gjithandej, peshk, miell, artikuj higjenikë nuk mund të gjesh në të gjitha supermarketet, thotë DW. Në Mal të Zi situata deri të enjten është më e mirë se në vendet e tjera të Evropës. Pas rastit të parë të infektimit, më pas edhe dy gra të tjera janë testuar si të infektuara. Autoritetet malazeze kanë reaguar menjëherë dhe i kanë mbyllur kufijtë për të huajt. Të gjithë ata që kthehen në këtë vend duhet të futen në karantinë. Tubimet janë ndaluar. Në dyqane, banka dhe barrnatore, madje edhe në tregje dhe varreza duhet të mbash largësinë prej dy metra, në qoftë se shkon.

Shkollat, kopshtet, universitetet, hotelet, restornatet, kafenetë… janë mbyllur. Pesë pronarë të bareve që nuk i kanë respektuar këto rregulla janë burgosur menjëherë. Në Greqi gjendja deri të mërkurën ishte alarmante, me 418 të infektuar – 31 më shumë se një ditë më parë. Deri tani kanë vdekur të paktën pesë persona nga koronavirusi. Qeveria ka kërkuar që njerëzit të dalin nga shtëpia vetëm në raste emergjente. Bullgaria e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të premten e kaluar.

Të hapura kanë mbetur vetëm supermarketet, farmacite dhe pikat e karburanteve. Personeli mjekësor që po punon me mundim këto ditë do të shpërblehet me nga 500 Euro shtesë në muaj. Vendimi është marrë pasi 85 mjekë dhe sanitare lanë punën, sepse ndiheshin të rrezikuar nga infektimi. Rumania kishte deri pëprara dy ditësh 260 persona të infektuar. Shumë prej tyre vinin nga Italia.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën .Kjo gjendje është në fuqi 30 ditë, por me mundësi zgjatjeje, në rast nevoje. Deri në 18 mars, atje kishte 36 persona të infektuar, ndërsa 24 nga të cilët janë nga vendet e afërta me kufirin e Shqipërisë.

Të gjitha ata janë infektuar nga një çift i ardhur nga Italia. Serbia me 70 raste shpalli ndalimqarkullimin e njerëzve nga ora 20. Dalja jashtë ndalohet deri në ora pesë të mëngjesit. Ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë janë regjistruar të mërkurën katër raste të reja infektimesh, që do të thotë se numri i përgjithshëm ka mbërritur në 38.

-----