Ballina Lajme nacionale Rrëqethëse: Çifti në Thumanë këtë verë do martoheshin

Rrëqethëse: Çifti në Thumanë këtë verë do martoheshin

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Historia rrëqethëse e çiftit në Thumanë: Këtë verë do martoheshin.

Janë me dhjetëra viktimat e tërmetit tragjik të së martës, secili me një histori të trishtë njerëzore. Padyshim që e tillë është historia e Almir Carës, vetëm 29 vjeç dhe e të fejuarës së tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen nën rrënojat e një pallati të shkatërruar në Thumanë.

----

Çifti i ri planifikonte të martohej këtë verë.
Detajet rrëqethëse u zbuluan mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, nga gazetari i Televizionit Klan, Spartak Koka, i cili që prej ditës së djeshme ka qenë në terren duke ndjekur situatën në Thumanë.

“Këta janë Almir Cara 29 vjeç, e fejuara e tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, të cilët aktualisht që flasim janë nën rrënoja. Këtë verë sipas të dhënave do të martoheshin“, tha Koka.

Ndonëse familjarët e tyre shpresojnë ende që të rinjtë të nxirren gjallë, sa më shumë koha kalon aq edhe më i vështirë duket ky mision.

“Sipas konfirmimeve të autoriteteve greke që po kërkojnë në mënyrë më të specializuar, nuk ka shenja jete“, u shpreh më tej gazetari Koka.

----- ----