Ballina Sport Rrënimi Luftëtarit, Bashkia Gjirokastër kallëzon në Prokurori Zamira Ramin, Grigor Tavon e...

Rrënimi Luftëtarit, Bashkia Gjirokastër kallëzon në Prokurori Zamira Ramin, Grigor Tavon e Bekim Halilajn

23
SHPËRNDAJE

Ashtu sikundër Argjirolajm.net raportoi një ditë më parë, sot Bashkia Gjirokastër ka bërë kallëzim penal në Prokurori për disa persona, që i cilëson si përgjegjes për rrënimin e klubit të Luftëtarit dhe abuzim me fondet.

Të akuzuarit janë shtetasit Grigor Tavo dhe Donjaldo Hoxha në cilësinë e administratorëve të “KF Luftëtari”, ish kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami në cilësinë e përfaqësuesit të Bashksië Gjirokastër, si dhe shtetasi Bekim Halilaj në cilësinë e administratorit dhe aksionarit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Anast”sh.p.k.

Bashkia i akuzon ata për “Mashtrim me subvencione”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Shpërdorimi i kompetencave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”.

Ndërkohë një ditë më parë kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, zhvilloi një takim me ish-futbollistë dhe specialistë të sportit, ku sqaroi me detaje situatën e krijuar te klubi.

Golemi tregoi me emra përgjegjësit, sipas tij, të rrënimit të ekipit, që nga ish-kryetarja Zamira Rami, Grigor Tavo e deri te Bekim Halilaj.

-----