Ballina LifeBizare Rregullat bazë të Vitit të Ri, të detyrueshme për të gjithë

Rregullat bazë të Vitit të Ri, të detyrueshme për të gjithë

8
SHPËRNDAJE

Ajo që historikisht është konsideruar si darka e madhe, në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu. Nata e Vitit të Ri duhet të jetë si dhe gjithë netët e tjera edhe për ushqim. Pra, idea se nuk duhet të hash gjatë gjithë ditës është jashtëzakonisht e gabuar.

Nata festive e ndërrimeve të vitit dhe ditët e para të Vitit te Ri, përveç argëtimit, mbi të githa duhet të jetë e shëndetshme – shkruan Class.

Pas drekave dhe darkave të pafundme me miqtë dhe të afërmit, në fund duhet të kesh parasysh që nëse e tepron me ushqimin, gjithçka do të jetë problem. Ndaj ki parasysh disa rregulla bazë:

Respekto ritmin e ushqimit

Pavarësisht se janë ditë festash, respekto regjimin tradicional: mëngjes, drekë dhe darkë. Por vaktet në mes, mundohu t’i elimenosh. Hani gjithçka në sasi të vogla.

Përpiqu që gjatë festave të hash pa u ngopur, sepse kështu mund të shijosh më shumë. Pra, ha në sasi të vogla dhe gjëra të shumëllojshme.

Pjata të vogla dhe të bukura

Përdor sa më shumë pjata të vogla, të këndshme për syrin, por edhe gjëra të veçanta e me shije. Qëndro sa më larg pjatave të tejmbushura dhe minimizo masën e tyre. Kështu, gjithçka do të të shijojë më shumë. Sepse, ngopja mund të të vijë edhe vetëm nga pamja.

Sa më shumë fruta dhe perime

Frutat dhe perimet duhet të jenë pa masë. Në ushqimin e festave, fibrat dhe uji duhet të jetë me shumicë, sepse kështu i djeg më mirë kaloritë dhe yndyrë.

Elimino ushqimet e rënda me yndyrë

Sa më shumë peshk gjatë ditëve apo mish të lehtë pa yndyrë. Jo ushqimet të rënda si mishi i kuq apo ëmbëlsirat e sherbetosura. Dhe kujdes me masën.

Kujdes me Kaloritë

Rezisto sa më shumë të mundesh ndaj kalorive. Prandaj mundohu të eleminosh brumërat, bukën, si edhe të kursesh kremin e ëmbëlsirave për garniturën.

Pa dreka e darka të bollshme

Në ditët festive, mundohu t’i thuash jo darkeve të bollshme. Përpiqu që në këto raste të hash vetëm një ëmbëlsirë apo diçka të vogël me shumë shije.

Mos lër pas dore lëvizjen

Mund të jesh pushim gjatë gjithë këtyre ditëve, por jo nuk do të thotë se duhet të rrish gjatë gjithë ditës në shtëpi apo në ambiente të mbyllura. Shmang sa më shumë të mundesh jetën pasive, duke o përpjekur të lëvizësh sa më shumë.

Shërndajeni ushqimin si duhet

Shpërnda ushqimin siç duhet gjatë ditës, pa u munduar të krijosh shumë vakte në një kohë të shkurtër. Ji gati për të rifilluar

Gjithmonë duhet të jesh e gatshme për të rinisur. Pra, pas disa ditëve, gjithçka rinis nga fillimi: puna, rutina, lëvizja, etj.

Është mirë që të mos i lësh pas dore mëndimet për rutinën, sepse kjo gjë të bën ta mbash ende trurin të freskët.

-----