Ballina Sport Rrëfimi unik i Ibrës: Jam luftëtar i bërë vetë, nuk u dorëzova...

Rrëfimi unik i Ibrës: Jam luftëtar i bërë vetë, nuk u dorëzova as para frigoriferit bosh

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk është vetëm dashuria e madhe për Milanin te Zlatan Ibrahimovic, çka e rrëfen për “Sportweek”. Sulmuesi suedez zbulon gjithashtu aspekte më intime të karakterit të tij, atë zemërim dhe dëshirë për t’u dukur, që e ka bërë atë që është sot, por që ndonjëherë e ka vënë atë në qendër të vëmendjes për arsye jashtë futbollit.

“Jam grindavec, është e vërtetë, lufta më bën të ndjehem i gjallë. Beteja e parë e jetës sime ishte kundër vetvetes, për të kuptuar kush isha, çfarë doja. I vetmi armik i vërtetë isha unë. Kur fitova kundër vetes, që i ri, kuptova se mund të bëja atë që doja. Pra, isha në gjendje ta bëja. Kur vendosa të bëhesha numri një në botë isha pak a shumë 13 ose 14 vjeç. Kisha një besim shumë të fortë, sepse të gjithë ishin kundër meje. Unë isha i vetëm kundër të gjithëve, askush nuk besonte në mua. Kur pyeta të tjerët se çfarë duhet të bëj, si funksionon, ata më thanë se askush nuk kishte qenë në situatën time. Kjo është historia ime, duhet ta shkruaj, duhet të bëj gjithçka vetë”.

Duke folur për “luftimet”, një e famshme u zhvillua në Milano, në stërvitje, me gjigantin amerikan Oguchi Onyewu. Ibra sot zbulon se çfarë ndodhi më pas: “Unë kam bërë shumë budallallëqe, madje edhe në futboll. Tani jam më i pjekur. Kur isha në Milano për herë të parë, me Onyew gabova. Megjithatë, isha i sinqertë dhe i shpejtë, e telefonova Galliani menjëherë. Nuk i thashë dëgjo justifikimet e mia, por thjesht më fal. Përpara se të flas me të tjerët, unë të them çfarë ka ndodhur, por kësaj here nuk kishte vend për bla bla bla. Pastaj, ai ishte më i madh se unë. Më tha: Jemi një familje, ju kërkuat falje, le të vazhdojmë…”

Ky është Ibra, me hapa të mëdhenj, por edhe pozicione të vështira: “Urrejtja është një fjalë e keqe, urrejtja për dikë është serioze. Do të thotë që ti e ke kaluar kufirin. Në botën time nuk ka urrejtje. Unë nuk urrej. Nëse më pyet se çfarë nuk më pëlqen, ju them njerëz dhe veti të ndryshme, por nuk ka pse t’i urresh. Unë jam ai që jam, por mund të jem edhe e kundërta, sepse kam qenë të dyja: i varfër dhe i pasur. Epo, një gjë që nuk më pëlqen është kjo botë e ndërtuar. Të famshmit i përshëndesin të famshmit, sikur ta njihnin njëri-tjetrin: hej, përshëndetje, si je? Nëse nuk të njoh, nuk të njoh. Mund të them faleminderit vetëm familjes time, që është gjithmonë me mua, në kohë të mira dhe në ato të vështira. Ankthi? Unë nuk kam asnjë të tillë. Nuk kisha ankth as me frigoriferin e zbrazët, kur nuk kisha çfarë të haja. Ky ishte instinkti i mbijetesës”.

Dhe pastaj është madhështia e sportistit, i cili arriti majat me një vendosmëri dhe vetëvlerësim që përmbahen në fjalët me të cilat e përshkruan futbollistin Zlatan: “Unë kam bërë kaq shumë. Më e rëndësishmja është të bësh ndryshimin në fushë. Për shumë duket se është e pamundur që unë, gati dy metra i gjatë, të jem në gjendje të bëj atë që bëj. Dhe nuk e kam bërë liderin vetëm një herë, por shumë herë. Më pëlqen kjo. Kur isha i vogël e kisha në mendje të bëhesha sa më i plotë, nuk doja të isha i mirë vetëm në driblim, gjuajtje ose lojën me kokë. Doja të isha më i forti në gjithçka. Jam i plotë, kjo kjo është magjia ime. Unë jam i përqendruar. Kur bëj diçka, duhet ta arrij atë. Kur jam në fushë, përqendrohem 200 për qind; pres të njëjtën gjë nga të gjithë shokët e mi të skuadrës”.

---- ----
----
-----
-----