Ballina Sport Rrëfimi special i Skënder Gegës: Te Partizani s’mu dha besimi, mos e...

Rrëfimi special i Skënder Gegës: Te Partizani s’mu dha besimi, mos e nënvlerësoni koronavirusin

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

“Besoj se me drejtorin Nexhipi kemi bërë zgjedhjen e duhur. Si çdo gjë tjetër, një gjë e re kërkon kohën e vet”, kështu e nis intervistën e tij Skënder Gega. Trajneri i mirënjohur, i cili arriti të fitonte betejën e vështirë ndaj COVID-19, në një rrëfim special për Sport News, ka analizuar Kukësin e tij.

Është ndalur gjatë te përvoja e vështirë me virusin vdekjeprurës, ndërsa në fund ka shprehur hapur dëshirën për të rritur cilësinë e skuadrës në merkaton e janarit. Çfarë duhet të bëjë më shumë Gega te Kukësi për të zgjatur bashkëpunimin, ndryshe nga Partizani? Përgjigja e tropojanit është e qartë.

Presidenti Gjici si rrallëherë ka mbështetur trajnerin. Si mendoni?

Unë në fakt presidentin Gjici e njoh prej kohësh. Kemi pasur gjithmonë biseda për të bashkëpunuar. Gjërat e vogla s’kemi qenë dakord. Më vjen shumë mirë që kam zgjedhur Kukësin. Ndoshta në të kaluarën ai ka pasur tonet, është një biznesmen, është diçka që ka investuar. Do t’i marrë frytet. Mos të harrojmë se secili prej nesh krijon një farë eksperience në punën e vet. Të jem i sinqertë kam marrëdhënie te shkëlqyera me të. Nuk ka shans të mbash një president larg ekipit. Kur ka besim mes njëri-tjetrit, gjërat lihen pak më të qeta. Ka qenë pozitiv në çdo lloj momenti, edhe pas 2 humbjeve të para. Futbolli është i papritur. E kemi marrë me qetësi dhe i kemi menaxhuar situatat. Ndryshimi është i mirë

Si ishte përvoja juaj me COVID-19? A u frikësuat në ndonjë moment?

Të jem i sinqertë e prita si gjithë tjerët. Pata shenja të vogla. U largova nga ekipi për të mos krijuar burokracira, do hidhja çdo gjë poshtë. Dola negativ. Nuk kisha shenjë që të trembesha. Por, më pas gradualisht çdo ditë u përkeqësova. Kjo ishte gjithë idea. Me gjithë mjekimet, ndoshta edhe kujdesin sepse nuk duhet të hedhim poshtë anën profesionale të dikujt. Në një moment vendosa bashkë me familjen të largohesha. Për fatin tim dhe të bashkëshortes time, ia dolëm. Jam i lumtur që e kaluam. Më vjen keq që vazhdon të jetë mes nesh. I them të gjithëve mos ta nënvlerësojnë.

A dolët më të fortë nga kjo histori?

Patjetër. Ne e diskutuam edhe qëpar së bashku. Qoftë kur kalon një aksident apo sëmundje, njerëzit kanë shumë arsye për të reflektuar. Unë nga Shqipëria kam ik në Turqi me optimizëm. Njeriu pa optimizëm s’mund të japë asnjë lloj mesazhi. Situata ishte shumë e vështirë. Pas kësaj që kaluam, besoj se kemi nevojë për njëri-tjetri. Kjo situatë na ka ndarë nga njerëzit e dashur. Unë kam pasur mbështetje. Unë jam munduar t’i falënderoj të gjithë. Por, kur sheh mijëra njerëz që s’ke pasur asnjë lloj mardhënie, por vetëm dashamirësi, të bën të ndihesh i mrekulluar. Do doja t’i njihja të gjithë nga afër.

Faza e dytë, a është momenti ku ekipet do të bëjnë diferencën?

Janë edhe 3 faza të tjera. Në fakt, të jem i sinqertë jemi stërvitur. Kanë qenë të rinj komplet. Shumë lojtarë kanë ardhur pa minuta në këmbë për arsye të Coronës, për shkaqe dëmtimi. Edhe pse ishim optimistë sepse kemi kualitetin për t’u bashkuar vetë. Fakti tregoi që nuk ishim gati në dy ndeshjet e para. E përgjithshmja tregoi se kemi mangësi. Po vijmë aty ku kërkojmë. Javët po shkojnë pozitive. Shorti ky ishte, është i pashmangshëm. Do të mundohemi të nxjerrim mesime nga dy javët e para. Shpresoj të mbajmë këtë ritëm që kemi sot.

Cilat skuadra e kanë potencialin për titullin kampion?

Nëse do e dija do të tregoja. Në futboll, sidomos me 4 faza, do të shohim nga e vërteta. Do të jetë kampionat i ngjeshur, i vështirë. Fituam me Korçën, por edhe Korça ka bërë ndeshje të mira. Unë mendoj se çdo ndeshje duhet t’i marrësh maksimumin. Jo vetëm Tiranës që është pretendente apo Partizanit që ishte kampion. Nëse i menaxhon ndeshjet mirë, pikët janë të njëjta.

Çfarë mund të bëni më shumë te Kukësi se te Partizani?

Besimi është ai që të mban, edhe nëse nuk del kampion. Nëse ke besim te njëri-tjetri, bashkëpunimi mund të zgjasë shumë. Unë kam një kontratë 1-vjeçare me Kukësin me të drejtë rinovimi. Uroj dhe shpresoj që t’ia dalim sa më mirë dhe të realizojmë ato objektiva. Është shumë larg ajo periudhë. Të shohim njëherë këtë periudhë.

A ka nevojë ky ekip për t’u përmirësuar? Ku mund të ndërhyni?

Besoj se kemi nevojë për ndërhyrje, por që janë kosto. Jo çdo gjë është absolute te ajo që ne kemi menduar. Dikush e shfaq mirë, dikush nuk është angazhu. Do t’i bëjmë një analizë pak më të gjatë. E kemi potencialin dhe mbështetjen për dorën e lirë. Kjo është e rëndësishme. Presidenti nuk ka vendosur asnjë lloj limiti për lojtarët që do të marrim. Por, do të shohim ndeshjet që na kanë mbetur. Në janar, nëse do të marrim ndonjë futbollist pak më të mirë se këta që kemi, pse jo. Kampionati është i ngjeshur dhe na duhet lojtarë dhe stol më i fuqishëm. Do të shikojmë në vazhdim.

---- ----
----
-----
-----