Ballina Sport Rrëfimi Olsi Ramës: Nga kontrata Ilir Dajës, CAS-i, tek titulli kampion

Rrëfimi Olsi Ramës: Nga kontrata Ilir Dajës, CAS-i, tek titulli kampion

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit ka përgëzuar trajnerin Ilir Daja për punën e deritanishme me ekipin. I ftuar në një lidhje “Skype” në Rubrikën Sportive në RTSH Sport, Rama ka shtuar me batutë: Do tja rinovoja përsëri kontratën trajnerit qysh tani. Ai ka folur edhe për çështjen e bllokimit të mërkatos duke shfaqur siguri që në seancën e 15 dhjetorit në CAS, klubi i tij do ta fitoj çështjen. Rama ka folur edhe për tema të tjera…

Për Maradonën…

----

Maradona është “poezia” e futbollit. Ai përkoi me ngjyrat në televizion, ishte gjeni në fushën e lojës, por jo aq i rregullt jashtë fushe. Ka shumë futbollistë që do cilësohen më të mirët, por Maradona është ai që talentin e kishte të pastër…

Për Skënder Gegën…

Kam qënë në kontakt këto ditë. I uroj shërim të shpejtë. Shpresoj dhe besoj të të behet mirë sa më shpejt.

Për ndeshjen dhe rezultatin në Fier

Pjesa e parë nuk më pëlqeu, linte për të dëshiruar për mënyrën se si duhet të shpreheshin në fushë. E njihnim shumë mirë Apoloninë jo vetëm nga ndeshja e Kupës. Me mënyrën se si stërvitemi dhe si i përgatisim ndeshjen nuk duhet të bëjmë atë fillim si në Fier, prandaj më erdhi mirë që reflektuam shpejt në pjesën e dytë.

Për lojtarët…

Idrizajn e komplimentova për golin. Por veç golit bëri shumë gjëra të mira. Solomon nuk shënon por dha dy asiste. Bardhi gjithashtu po luan shumë mirë dhe Kote po bën siç duhet detyrat që i jep trajneri. Përshëndes shumë tifozët që erdhën edhe në Fier dhe na ndiqnin nga një tarracë. Kordeiro po kthehet me ngadalë. Nuk i eci me dëmtimet në fillim, por po e merr veten. Asani ka filluar stërvitjen, por ende nuk është gati edhe Braun po ashtu

Për trajnerin…

Do ta bleja përsëri nga e para. Jam gati ti zgjas kontratën Ilir Dajës kur të dojë…

Për gjyqin në CAS

Jam shumë i bindur në pafajësinë e klubit tonë. Kemi dy studio ligjore prestigjoze që na përfaqsojnë dhe më kanë dhënë garanci që kemi të drejtë. Prandaj në 15 dhjetor kemi shumë shpresa.

Merkato

Nuk dua të vendosim “karrocën para kuajve”… Presim një herë vendimin, pastaj do lëvizim. Kemi folur patjetër edhe me trajnerin edhe me presidentin. Më vjen mirë që Daja i ka idetë e qarta edhe për ata që do të afrojmë (nëse fitojmë). Por periudha e janarit është pak e vështirë për të bërë merkaton e duhur. Më ka çuditur ashpërsia e vendimit të FIFA-s që nuk na lejonte të bënim merkato as tek moshat, por vetëm të formonim ekipin e femrave në futboll. Por do të kërkojmë patjetër një dëmshpërblim financiar nëse dalim të pafajshëm, sepse dëmi është bërë dhe është i madh

Rivalët e tjerë …   

Kategoria Superiore është një kampionat me 10 skuadra që luajnë 4 herë me njëra tjetrën. Është shumë shpejt të flasim për favoritë. Vllaznia ka vepruar saktë dhe bukur sidomos në merkato dhe në fillim. Për ta parë në fushë e kam ndjekur vetëm 45 minuta dhe aq sa e kam parë, më ka pëlqyer shumë në fushë. Ndoshta edhe prania e sponsorit ka sjellë qetësi, por edhe trajneri. Por është ende shumë herëta deklaruar Olsi Rama për Rubrikën Sportive në RTSH Sport.

----- ----