Ballina LifeBizare Rrëfimi i 111-vjeçarit, thotë se ngrënia e trurit të pulës është sekreti...

Rrëfimi i 111-vjeçarit, thotë se ngrënia e trurit të pulës është sekreti i jetëgjatësisë

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

111-vjeçari thotë se ngrënia e trurit të pulës është sekreti i jetëgjatësisë.

Njeriu më i vjetër në Australi e ka ndarë sekretin që sipas tij, është arsyeja e jetëgjatësisë së tij.

Dexter Kruger thotë se falë konsumimit të trurit të pulës, ai po arrin të kremtojë 111 vjetorin e tij të lindjes.

Ish-fermeri i bagëtive shpjegon se si të jetuarit pranë natyrës dhe mënyra e ushqimit nga kopshtet që ai kultivonte, ka qenë një stil jetese mjaft produktiv për të.

I pyetur nga transmetuesi Australian ABC në lidhje me arritjen e momentit historik prej 111 vitesh dhe 124 ditësh, gjë që e bën atë njeriun më të vjetër në vend të regjistruar, ai tha: “Kjo është për shkak se unë i bëj gjërat ndryshe”, duke shtuar se ai besonte se konsumimi i tij javor i trurit të pulës mund të ketë ndihmuar.

“E dini, pulat kanë një kokë ku aty janë disa tru, dhe ato janë gjëra të vogla të shijshme’’, ka shtuar më tutje ai, shkruan The Indepedent, përcjell Klankosova tv.

Kruger përfundon ushtrimet e mëngjesit çdo ditë, kalon kohë jashtë dhe po punon gjithashtu për një autobiografi që përshkruan jetën e tij për më shumë se një shekull.

Të hënën, Kruger që lindi më 13 janar 1910, arriti rekordmenin e mëparshëm, Jack Lockett, një veteran i Luftës së Parë Botërore i cili ishte në moshën 111 vjeç dhe 123 ditë kur vdiq në vitin 2002.

John Taylor, themeluesi i Librit Australian të Rekordeve, konfirmoi se Kruger ishte bërë njeriu më i vjetër në Australi.

Australiania më e vjetër e verifikuar ndonjëherë ishte Christina Cook, e cila vdiq në 2002 në moshën 114 vjeçare.

---- ---- ----
-----