Ballina Sport Rrëfehet Vasil Shkurtaj: “Abazaj flinte në makinë, pa Gjicin më të qetë,...

Rrëfehet Vasil Shkurtaj: “Abazaj flinte në makinë, pa Gjicin më të qetë, ja e ardhmja”

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vasil Shkurtaj është një nga lojtarët më të mirë te Kukësi, teksa me golat e tij i ka dhënë shumë pikë verilindorëve. Sulmuesi ka qenë i ftuar në “Zona Gol”, ku ka folur për kampionatin dhe të ardhmen e tij, por jo vetëm. “Vitin e kaluar shumë dëmtime, ndoshta mund të kisha shënuar akoma më shumë. E rëndësishme është që bëra fazën me ekipin, njihemi më mirë e ndjehemi më mirë, kjo po jep rezultat. Kemi humbur pikë me ekipet e vogla se nuk kemi dhënë atë që duhej. Kur filluam të luanim më me shpirt me ekipet e vogla, ia dolëm, ndaj besoj se mund të vazhdojmë.

Sigurisht që dua të fitoj titullin kampion, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Ka shumë liderë në ekip dhe thonë vetë në klub që është një ndër ekipet më të mirë që kanë pasur. Varet nga ne, kundërshtari ynë është vetvetja. Po luajmë mirë dhe nuk kemi frikë asnjë. Rival? Siç duket tani është Tirana por nuk mund ta them se ka ndeshje akoma.

Më të qetë pa Gjicin? Presidenti nuk ka shumë kohë, sepse ka gjëra më të rëndësishme. Megjithatë e vërteta është se jemi më të qetë. Të luash në Elbasan? Sot ishte foto që festoja e nuk dilte njeri mbrapa, ndikon shumë se të merr gjumi në fushë. Nuk ka tifozë, 50 veta a më shumë, sa janë. Jam i sigurt se po të luanim në stadiumin tonë do të ishim 10 pikë para të paktën.

Nuabueze është shumë lojtar i mirë, i fortë, i shpejtë, kot nuk i ka bërë ato gola. Por besoj se këtë vit duhet të dalë një golashënues shqiptar. Si sulmues dua që të fitoj unë “Këpucën e Artë” po e para për mua është kampionati, nuk e vë në dyshim këtë gjë.

E ardhmja? Për momentin jam nën kontratë me Kukësin, i fokusuar 100 % te kampionati. Kam 5 muaj, nuk e di. Për momentin por po mendoj për kampionatin e asgjë tjetër. Patjetër do të doja të shkoja në një kampionat më të fortë, por kam kohë të mendoj për këtë gjë. Kombëtarja është ëndrra ime e madhe. Kurrë nuk është vonë, gjithmonë do ta ëndërroj e gjithmonë e pres një ftesë.

Frika nga tërmeti? Aspak. Të gjithë ikën, isha i vetmi që qëndrova në Tiranë. Shkuan në çadra, në Kosovë, në makina. Abazaj flinte në makinë çdo natë, vetëm unë qëndrova në Tiranë”, u shpreh Shkurtaj.

---- ----
----
-----
-----