Ballina Arti Rrëfehet miku i ngushtë i Azem Hajdarit: Pjetër Arbnori dhe Azemi, objektivat...

Rrëfehet miku i ngushtë i Azem Hajdarit: Pjetër Arbnori dhe Azemi, objektivat në skenarin e PD për trazira që do të fillonin nga Shkodra

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari në 12 shtator 1998 vijon të mbetet edhe sot e mbushur me mister.

Pas 22 vjetësh flet për herë të parë miku i tij i ngushtë Arben Meçe rrëfehet për emisionin “Repolitix” në Report Tv se kush janë sipas tij arsyet e ekzekutimit të Azem Hajdarit.

Meçe shprehet se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar, por që sërish ai nuk ruhet dhe lëvizte i shkujdesur dhe pa u ruajtura. Ardhja e Fatmir Haklaj natën e 12 shtatorit në selinë blu për Meçen nuk ishte për Azem Hajdarin por për Berishën.

Pra sipas tij qëllim i ekzekutimit ishte Sali Berisha, pasi Azem Hajdari ishte në besë me ta dhe sipas kanunit ishte i mbrojtur.

Meçe sqaron se Azemi nuk ishte në PD atë ditë, por në Lushnje dhe ai u thirr për të realizuar skenarin e trazirave që ndodhën më pas më 14 shtator dhe u përdor nga Berisha.

Arben Meçe shprehet se në atë kohë zërat që qarkullonin për këtë organizim që do të shpërthente më vonë në Tiranë dy ishin objektivat kryesore, Pjetër Arboni dhe Azem Hajdari, por Arbnori u tërhoq dhe objektiv ngeli Hajdari.

Sipas Meçes kjo skemë organizimi ishte bërë nga nivelet më të larta të PD-së që do të shfrytëzohej më pas politikisht.

Sipas informacioneve që i kisha të sakta brenda këtij organizmi dy ishin objektivat kryesore Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari.  

Arbnori ishte larguar, kurse Azemi lëvizte i vetëm i pa shqetësuar dhe e kam paralajmëruar gjithmonë të ruhej, por ai rrinte gjithë kohës i vetëm.

Ata persona që skenarizonin këtë ngjarje ishin ata që kishin lidhje me organizmin në Shkodër, dhe kjo vinte nga nivelet më të larta të PD”, tha Meçe.

Arben Meçe beson se Azem Hajdari nuk e dinte që në makinë parë selisë blu ishte Fatmir Haklaj pasi në të kundërt nuk do të kishte shkuar me pistoletë.

Ai sqaron se Hajdari dhe Haklajt ishin në besë dhe se Azemi nuk kishte pse shkonte i armatosur. Për më tepër nëse do të ndihej i kërcënuar nga ata edhe po ta dinte nuk do të paraqitej vetëm më një pistoletë.

Për të ishte Berisha ai që dirigjoi të gjithë këtë situatë brenda selisë blu, pasi e dinte që shënjestra e Fatmir Haklajt ishte ai vetë.

“Azemi ishte në Lushnje dhe erdhi direkt në selinë blu dhe më pas iu bë dhuratë këtyre. Ka dy pista pse Azemi iku tek makina?

Ai nuk e dinte që ishte Fatmir Haklaj aty pasi po ta dinte nuk do shkonte me pistoletë pasi ishin në besë mes tyre dhe ishte çudi e madhe të shkonte i armatosur.

Ose pista e dytë është se nëse Azemi do të ndihej i kërcënua pse do të shkonte para grupit të tmerrshëm të Tropojës vetëm me një pistoletë?

Azemi ishte i rrëmbyer por kurrë budalla. Ai e dinte që diçka do i ndodhte por jo në selinë blu, aty ndihej i mbrojtur. Koka tjetër për Haklajt ishte Berisha”, tha Meçe.

 

---- ----
----
----- ----
-----