Ballina Sport Rrëfehet Gaz Demi: Sormanin e doja që në qershor, mësime me…

Rrëfehet Gaz Demi: Sormanin e doja që në qershor, mësime me…

11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ishte i ftuari special i “Zona Gol”, ku foli për shumë tema të aktualitetit dhe jo vetëm. Emërimi i Sormanit, situate e Malës, punimet e kompleksit…

Ju mori malli për kampionatin?

Të jemi i sinqertë me pëlqeu kjo qetësia pa impenjime. Trajneri i ri është shumë i kënaqur me skuadrën dhe, sipas informacioneve që kam, skuadra ka bërë një përgatitje të mirë.

Ju pëlqeu pjesa e parë e kampionatit të Partizanit?

Nuk më ka pëlqyer, për të qenë korrekt. Nuk mund të themi ku ishte faji. Kemi disa ndeshje përpara dhe duhet të bëjmë më të mirën.

Pse trajner jeni i fiksuar me trajnerët italianë?

Ndërrimet nuk i kam bërë vetëm, pasi punoj me staf. Tani trajnerin e zgjodha me dashurinë time. Sormanin doja ta merrja që në qershor, por nuk mundëm pasi kishte probleme familjare. Tani erdhi.

Çfarë ka ndryshuar te Sormani?

E para, Sormani nuk ka pasur problematika me lojtarët. Problemi kam qenë vetëm unë, si çdo shqiptar që ka momentet e tij jo të mira. Për të qenë korrekt, nuk ka  qenë punë rezultatesh. Do ta them si ka qenë e verteta. Ka qenë një moment shqiptar, moment gjaknxehtësie. E kam pasur gjithë stafin kundër, jam penduar për këtë gjë.

Si do të zgjidhet çështja “Mala”?

Unë flas si biznesmen e mendoj si një ndërmarrje, në të ka rregulla të njëjta për të gjithë. Ai stërvitet e luan me ekipin B. Partizani është sipërmarrje e madhe, asnjë lojtar nuk është më shumë se tjetri, te Partizani është grupi më i rëndësishëm se çdo lojtar. Ka pasur probleme administrative e shpresojmë t’i zgjidhim, se kemi folur me Malën e familjen. Shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen për të mirën e të dyja palëve.

Problemet ekonomike dhe ligji i sportit, pse nuk çon zërin Partizani?

Dua të mos cënohet gara, kam dëgjuar që ka problematika. Ne punojmë te Partizani,  nuk shohim jashtë çfarë bëhet. Kam dëgjuar që ka problem, por duhet ta bëjë federate zgjidhjen, jo ne. Nuk mund të jap mend jashtë shtëpisë time, jap për shtëpinë time, për Partizanin. Duhet të qartësohemi, të marrim vesh edhe ne si është problematika. Presidenti i Flamurtarit thotë me datë 21 ekipi është gati. Edhe mund të ngremë zërin, të organizojnë një mbledhje në FSHF. Do t’i them stafit të flasim me Federatën e të diskutojmë, e mira është të mos ketë probleme se në fund të jetë “fair-play”.

Si është e vërteta me Reginaldon?

Nga informacioni që kam, nuk ka lidhje, këto i bëjnë mediat a menaxherët, hapin muhabete për një klub tjetër. Nuk kemi ndonjë interesim për këtë lojtar, janë disa lojatë që po sheh Olsi me Sormanin, ky lojtar nuk ka qenë asnjëherë. Ne nuk kemi pasur asnjë interesim për Reginaldon. Stafi teknik nuk ka pasur asnjë bisedë të vogël, asnjë seancë stërvitore, asnjë sekondë”.

Pse vendosët ta largonit Lerdën?

Çfarë ka ikur, nuk kam dëshirë ta diskutoj, nuk u puq as me stafin teknik as me drejtues dhe në një moment u vendos të largohej. Nuk ia vlen të flasësh për çfarë ka ikur, u ndamë si xhentëlmenë, ai mori çfarë meritonte dhe ne vazhduam. Nuk marr vendime vetë, me Olsin  qëndrojmë minimumi 1-2 orë çdo ditë. Edhe unë, edhe drejtori, edhe stafi ishim të përgatitur ta merrnim ne qershor Sormanin. Këtë herë si zotëri që është, na kërkoi ai ne. Jemi ulur unë, ai dhe Olsi, 20 orë dhe ramë dakord. Kemi qëndruar 20 orë bashkë, Olsi 18 e unë 2 orë. Kam shumë respekt si unë për të, si ai për mua. Kontratën e kemi afatgjatë, është dy vite e gjysmë, desha ta bëja edhe më të madhe. Sormani ka ardhur para vitit të ri, qëndroi këtu një ditë, pastaj erdhi direkt për të firmosur.”

Ftohja mes teje dhe drejtorit?

Ne me Olsin kemi miqësi. Nuk ka pasur asnjë ftohje. Ai lëvizi për një problem familjar dhe u mora unë me këtë çështje. Por kemi qenë në një mendje. Unë, Olsi dhe Sormani kemi qenë së bashku, të tre, për 24 orë. Kur ai firmosi kontratën, Olsi ishte jashtë dhe rastisi që isha unë dhe nuk premtonte koha, kështu që firmosëm kontratën.

Ambientet e reja dhe kompleksi?

Puna po ecën mirë. Objektivi im ka qenë të bëjë një ndërmarrje. Në Shqipëri jetojmë dhe çdo gjë nuk shkon ashtu siç duhet, puna ngeci disi. Ndonjë ndeshje të fazës së tretë duam ta bëjmë në fushën e re. Por faza tjetër do të na gjejë aty. Po bëjmë një stadium me kushtet e UEFA-s, është një mini-“Air Albania”.

Edhe Kukësi që luan jashtë?

Më vjen keq për Partizanin dhe për Kukësin. Para disa vitesh në luanim në Elbasan. Tirana për çdo ndeshje ka marrë lekë nga Partizani, ka marrë shuma të majme. Më vjen keq për Kukësin. Partizani i bën të gjitha me forcat e veta, ndërsa ekipet e tjera ndihmohen nga shteti apo Federata.

Mund të ishte menaxhuar më mirë Rrahmani nga Partizani?

Duke punuar, krijohet eksperienca. Rasti i Rrahmanit është faji i amdinistratës time. I uroj suksese Rrahmanit. Nuk duhet të tregohemi dashamirës dhe të na shkelin me këmbë, kështu që duhet të punojmë më mirë në këtë aspekt.

Sa ka qenë tarifa në “Air Albania”?

Ishte një shifër 9 milionë lekë të vjetra plus 20% të shitjeve të biletave. Shtrenjtë ka qenë, për të qenë korrekt. Nuk diskutuam shumë për çmimin, se ishte ndeshja e parë dhe ishte ulur çmimi për rastin e tërmetit. Më tej do flasim për çmimin për të qenë i volitshëm për të dyja palët.

Politika dhe ligji i sportit?

Këta të politikës i kanë fjalët të ëmbla. S’dua të merrem me politikë. Në paguajmë TVSH për sponsorët, pra të gjithë jemi me humbje.

Kampionati dhe kupa?

Ne jemi dhe për kampionat dhe për Kupë. Vetëm tri pikë janë larg kreut. Me investimet që po bëjmë, do kërkojmë kampionatin. Edhe po nuk e morëm, nuk është humbje e madhe, pasi do luftojmë për Kupë.

Keni shpenzimet e mëdha?

Kemi shpenzime të paparashikuara, por, po nuk gabove, nuk mëson. Kur të kemi mbaruar impiantin, nuk do të na falen më gabimet.