Ballina Lajme nacionale Rrëfehet dëshmitari, tregon se çka ka parë nga gjuajtja me armë e...

Rrëfehet dëshmitari, tregon se çka ka parë nga gjuajtja me armë e bandave në rrugën e Gërmisë

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dëshmitari tregon se çka ka parë nga gjuajtja me armë e bandave në rrugën e Gërmisë.

Në rrugën për në Gërmi, në mes të ditës dy grupe u gjuajtën me armë. Një nga dëshmitarët tregon se ka parë një person me armë që po ikte pak pasi u dëgjuan të shtënat.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes në rrugën “Nazim Gafurri”, kanë folur për Televizionin 7 rreth gjithçkaje që kanë parë.

Ismail Gjigolli, mekanik i cili po punonte afër lokalit ku ndodhi ngjarja thotë se e ka parë dikë duke hyrë në dyqanin për prerjen e flokëve, e më pas nga aty ka dëgjuar të shtëna armësh.

Tutje ai thotë se e ka parë një person me armë në dorë duke ikur nga lokali.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit, ku ka ndodhë rasti” bën të ditur policia.

Tutje, bëhet e ditur se dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, shkruhet në njoftim.

---- ----
----
----- ----
-----