Ballina Sport Rrahmani titullar e Hysaj në stol, Napoli eliminon me vështirësi Empolin

Rrahmani titullar e Hysaj në stol, Napoli eliminon me vështirësi Empolin

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Napoli vuajti jo pak përballë Emapolit në stadiumin “Maradona” megjithatë ia doli të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Italisë. 3-2 triumfoi skuadra e drejtuar nga Gattuso, të cilën e pret në fazën tjetër fituesi i çiftit Spezia-Roma.

Kishte ardhur momenti që të aktivizohej mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Hysaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

----

Dy herë arriti Empoli të barazonte rezultatin me shqiptarin me pasaportë zvicërane, Bajrami (33’ dhe 68’), pasi për napolitanët shënuan fillimisht Di Lorenzo (18’) e më pas Lozano (38’).

Gjithsesi, në minutën e 77-të Napoli gjeti golin fitues dhe të kualfikimit, që u realizua nga Petagna.

----- ----