Ballina Lajme nacionale Rrahjet në LDK, Donika Gërvalla me akuza të mëdha ndaj Isa Mustafës

Rrahjet në LDK, Donika Gërvalla me akuza të mëdha ndaj Isa Mustafës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rrahjet në nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë të ndalur.

Aktivistja e LDK-së, Donika Gërvalla, Isa Mustafën e quan njëri pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal.

Gërvalla ka postuar një foto në llogarinë e saj në Facebook ku shihet Presidenti i vendit dhe kreu i LDK-së duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

Ajo akuzoi Mustafën si personi që për vite me radhë abuzoi me vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të LDK-së.

Ky reagim i Gërvallës vij pas përleshjeve të shumta në nëndegët e LDK-së në disa prej komunave, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë abuzuan me vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak.

Dhe mos të qajnë me lot krokodili puthadorët frikacakë, të gjithë ata që me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve.

LDK shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi.

---- ----
----
-----
-----