Ballina Lajme nacionale Rrahje brutale në Istog, bëhet për spital një vajzë e komunitetit ashkali

Rrahje brutale në Istog, bëhet për spital një vajzë e komunitetit ashkali

72
SHPËRNDAJE

Një rrahje ka ndodhur në Istog.

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se ka arrestuar sot një person, pasi që i njëjti kishte goditur në mënyrë brutale një fëmijë të komunitetit ashkali, raporton Gazeta Express.

Policia përmes komunikatës ka bërë të ditur se është njoftuar për këtë rast sot në mëngjes, nga një qytetar që e kishte gjiruar rastin.

“Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog. Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D lindur me 1990 m/k/sh”, thuhet në njoftim të policisë.

Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 orë.

“Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile”, shkruhet në njoftim.

-----