
Cristiano Ronaldo ka lënë Madeirën dhe është kthyer në Itali, së bashku me familjen e tij, pas gati dy muajsh në ishullin e tij të lindjes.
35-vjeçari u shoqërua nga shofei në aeroportin që mban emrin e tij, ku mori avionin privat. Mediat e huaja shkruajnë se Ronaldo u nis të hënën në mbrëmje më të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët.