
Cristiano Ronaldo bën të vetin një tjetër çmim individual duke u shpallur për herë të 10-të lojtar i vitit në Portugali.
Sulmuesi i Juventusit është shpallur për herë të 10-të në karrierë lojtari portugez më i mirë i vitit.
Ronaldo ka mposhtur konkurencën e talentit të Atletico Madrid Joao Felix i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Benfican dhe atë të Bernardo Silvës që fitoi 4 trofe me Manchester City-in në Angli gjatë vitit 2019-të.
Paraqitjet e mira me Juventusin por edhe në Nations League ku udhëhoqi Portugalinë drejt suksesit final kanë ndihmuar CR7-ën të fitojë sërish këtë çmim prestigjoz, më shumë se kushdo tjetër.
The post Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Portugali appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.