Ballina Sport Ronaldo nuk e harron Spanjën, blen vilë 1.5 mln euro

Ronaldo nuk e harron Spanjën, blen vilë 1.5 mln euro

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Cristiano Ronaldo, dihet është manjak për disa gjëra, që nga kujdesi në detaje për fizikun e tij, makinat e deri tek ambjenti ku jeton. Investimet në këtë pikë nuk kanë munguar nga kampioni portugez, që kur vjen puna tek vendi i banimit nuk i sheh fare shpenzimet.

Blerja e fundit e CR7 është një vilë superluksoze në Marbella (Spanjë) me vlerë rreth 1,5 milionë euro. Një xhevahir i ri që i shtohet pasurisë së tij imobiliare prej rreth 30 milionë euro.

Vila ndodhet në zonën luksoze të Costa del Sol e bën pjesë në kompleksin “La Resina Golf & Country Club”.

Ashtu si dokumentojnë fotot e Quartier Estates, ajo është e përbërë nga katër dhoma gjumi, që kanë një pamje mahnitëse mbi detin Mesdhe. Pastaj është një verdanë elegante për të drekuar në ambjent të hapur, një palestër pivate, një pishinë e një sallë kinemaje

The post Ronaldo nuk e harron Spanjën, blen vilë 1.5 mln euro appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ---- ----
-----