Ballina Sport Ronaldo gabon nga pika e bardhë, Juve ngec ndaj Atalantës

Ronaldo gabon nga pika e bardhë, Juve ngec ndaj Atalantës

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Juventus nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Atalantës, në ndeshjen e javës së 12 të Serisë A.

Kampionët në fuqi të Italisë kaluan në avantazh në minutën e 29, me një gol fantastik të Chiesa.

Me një gol të mrekullueshëm të Freuler në pjesën e dytë u përgjigj Atalanta, duke barazuar rezultatin.

Bardhezinjtë mund të kishin kaluar sërish në avantazh në minutën e 60, kur arbitri akordoi 11-metërsh. Por, Cristiano Ronaldo kësaj here nuk arriti të shënonte.

Me këtë barazim, Juventus barazon me pikë në vendin e dytë të renditjes Interin, por me zikaltërit që kanë një ndeshje më pak.

---- ----
----
-----
-----