
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka mbetur i surprizuar të mërkurën mbrëma kur partnerja e tij, Georgina Rodriguez, i dhuroi për ditëlindjen e tij të 35-të një makinë super luksoze.
Sulmuesi i Juventusit mbeti pa fjalë kur pa makinën e tij të re tip “Mercedes AMG G63”, pas një darke në një restorant të Torinos, Itali.
26-vjeçarja ka kapur momentin kur Cristiano ka dalë nga restoranti dhe është takuar me miq dhe fansa të tij, e më pas ka parë edhe dhuratën e shtrenjtë që ishte përgatitur për të.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, modelja seksi shkruan në spanjisht: “Urime burri i jetës sime”.