Ballina Sport Ronaldo, 400 milionë euro dhe… Mega-plani i Juventus për të marrë Kylian...

Ronaldo, 400 milionë euro dhe… Mega-plani i Juventus për të marrë Kylian Mbappe

17
SHPËRNDAJE

Juventus është i gatshëm të përdorë yllin e saj Cristiano Ronaldo me qëllim afrimin në Torino të talentit të PSG, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka refuzuar bisedimet për rinovimin e kontratës me PSG dhe pritet që kampionët e Francës ta nxjerrin në shitje në verën e vitit 2021.

Liverpool dhe Real Madrid janë po ashtu të interesuar për transferimin e 21-vjeçarit, por sipas “Tuttosport”, Juventus duket deri tani më favorit.

Sipas kampionëve të Italisë, përfshirja e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” në ofertën 400 milionë euro, pritet të bindë PSG-në që lerë të lirë Mbappe që merkaton e ardhshme.

Në ofertë do të jetë edhe fakti që, Cristiano Ronaldo pas kësaj të jetë pjesë e PSG me portugezin që pëlqehet shumë nga presidenti Nasser Al-Khealifi.

Si kontrata e Mbappe ashtu edhe ajo e Ronaldos skadon në vitin 2022.

-----