Ballina Sport Roma tenton sërish për shërbimet e Hysaj

Roma tenton sërish për shërbimet e Hysaj

13
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj u mendua se do të vazhdonte me Napolin, por situata ka ndryshuar sërish. Ai mund të largohet, pasi Roma ka rritur presionin për shqiptarin. Mbrojtësi i krahut të djathtë shihet si një prioritet për klubin kryeqytetas.

Napoli me trajnerin Carlo Ancelotti janë gati ta largojnë ashtu si dhe vetë shkodrani, që do një aventurë tjetër, por presidenti Aurelio De Laurentiis ka kërkesa të frikshme ekonomike, që kanë mbajtur larg dhe ekipe si Juventus dhe Atletico Madrid.

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, mendon se shanset që shqiptari të kalojë te Roma janë sërish reale. Ai shkruan se Roma i është rikthyer pistës së shkodranit dhe do të provojë sulmin final.

The post Roma tenton sërish për shërbimet e Hysaj appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----