Ballina Sport Roma merr fitoren e parë në Serie A

Roma merr fitoren e parë në Serie A

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Roma më në fund e ka gjetur rrugën e fitores pas 3 javësh në Serie A. Ekipi i udhëhequr nga Fonseca mposhti 4-2 Sassuolon në ‘Olimpico’.

Vendasit shpërthyen me katër gola në pjesën e parë, me Bryan Cristante (12’), Edin Dzeko (20’), debutuesi Henkrikh Mkhitaryan (22’) dhe Justin Kluivert (33’).

Pjesa e dytë u baraspeshua dhe miqtë shënuan dy gola për ta ngushtuar avantazhin me super Domenico Berardi (53’ 72’) që realizoi dy herë.

Kjo ishte fitorja e parë e Romës pas dy barazimeve radhazi, ndërkohë Sassuolo ka dy humbje dhe një fitore.

The post Roma merr fitoren e parë në Serie A appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----