Ballina Lajme nacionale Roma ka një ‘dhuratë’ për Milanin, ia ofron mesfushorin e njohur

Roma ka një ‘dhuratë’ për Milanin, ia ofron mesfushorin e njohur

11
SHPËRNDAJE

Roma ia ofron një mesfushor Milanit.

Roma vazhdon të mos tërhiqet në idenë e blerjes së mesfushorit ofensivë Suso nga Milan.

‘Giallorosët’, kërkesën e Milanit prej 30-35 milionë euro, janë duke e konsideruar të tepërt, andaj janë duke negociuar mundësinë e përfshirjes së ndonjë lojtari në ofertë.

Edhe pse kontaktet mes dy skuadrave janë të vazhdueshme, arritja e një marrëveshje për momentin, duke shumë larg.

Në Itali tani raportohet se Roma ka vendosur t’i ofrojë Milanit shërbimet e mesfushorit Steven Nzonzi.

30 vjeçari ishte transferuar te Roma nga Monchi, por tash më nuk bën pjesë në planet e trajnerit Fonesca.

-----