Ballina Sport Roma ka gjetur akordin me mbrojtësin e Juventus

Roma ka gjetur akordin me mbrojtësin e Juventus

12
SHPËRNDAJE

Skuadra e Romës është shumë pranë transferimit të mbrojtësit juventin Daniele Rugani.

Rugani aktivizohet në qendrë të mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri i Romës, Fonesca.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet vetëm marrëveshja midis klubeve.

Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.

25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove në sezon, tek ekipi “verdhekuq”.

Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje tjetër gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini.

The post Roma ka gjetur akordin me mbrojtësin e Juventus appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----