Ballina Sport Roma e Juventus në garë për Hysajn, në skenë edhe një gjigand...

Roma e Juventus në garë për Hysajn, në skenë edhe një gjigand francez

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Roma, Juventusi dhe Torino. Kjo është gara që parashikojnë në Serinë A për shërbimet e Elseid Hysajt në merkaton e verës.

Mbrojtësi nuk ka ndër mend të rinovojë me Napolin dhe do të transferohet në verë me parametër zero, me kushtet e tij dhe pa pasur asnjë detyrim ndaj napolitanëve, një opsion që do e bëjë që të përfitojë edhe më shumë financiarisht.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Hysaj kohët e fundit i ka thënë “jo” një oferte e cila do të ishte shumë e leverdishme për çdo futbollist, duke refuzuar 2,5 milionë euro në vit nga skuadra e Napolit.

Një shifër e lartë, por të cilën ai ka vendosur të mos e pranojë, duke e ditur se me parametër zero, klube të tjera do të ishin të gatshëm t’i ofronin më shumë.

Roma është ekipi që u interesua më shumë për të në këtë periudhë, por edhe Torino e së fundmi Juventusi kanë kërkuar informacion për futbollistin e përfaqësueses shqiptare,

Megjithatë, nga Franca sot ka ardhur një informacion interesant sipas “L’Equipe”, që ka bërë të ditur se emri i Elseid Hysajt ka përfunduar në listen e dëshirave të një emri të madh si Olimpik Marseja.

Francezët janë gati të përmbushin kërkesat financiare të Hysajt, për ta afruar me parametër zero në verë. Një lëvizje që do të ishte shumë interesante, pasi ai do të provonte një kampionat të ri, ku do të kishte sigurinë që do të ishte titullar i paprekshëm.

---- ----
----
----- ----
-----