Ballina Lajme Bota/Rajoni Roboti zbulon sekretin e piramidës së Gizës! (Foto)

Roboti zbulon sekretin e piramidës së Gizës! (Foto)

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I drejtuar nga një ekip britanikësh, misioni Djedi përdori robotikën dhe teknologjinë për të hedhur më në fund një sy përtej Derës së famshme Gantenbrink të piramidës së Gizës.

E diktuar për herë të parë në 1993, pllaka e gurtë fshihej 65 metra larg një tuneli ajri prapa Dhomës së Mbretëreshës, ku ishin bërë më parë shpime të vogla me urdhër të egjiptologut të famshëm Zahi Hawass, por që nuk nxorën gjë në dritë gjatë një transmetimi live.

Tani, gati tre dekada më vonë, ekspertët kanë arritur të bëjnë një zbulim mbresëlënës. “Disa vite më parë”, thotë historiani, Matthew Sibson “një robot arriti të futej në piramidën e Gizës dhe zbuloi një derë prapa një tuneli ajri përgjatë Dhomës së Mbretëreshës.

Disa vite më vonë, Hawass dërgoi aty një tjetër robot, i cili shtoi një vrimë, por nuk gjeti asgjë. Tani, roboti Djedi arriti të kalonte aty dhe në fund, zbuloi disa shkrime të kuqe, të cilat ende askush nuk e di se çfarë janë, por i shtojnë historisë një tjetër dimension”, ka shtuar Sibson.

Ekspertët po i verifikojnë hieroglifet e kuqe, që nuk ishin parë deri më sot, dhe kanë një dyshim se ato mund të jenë shënime nga punëtorët që ndërtuan piramidën.

Mendohet se deshifrimi i tyre mund të ndihmojë të kuptohet sesi u krijua një strukturë e tillë kolosale nga një shoqëri e lashtë. Sipas Sibson, ky zbulim do të shtjellohet në një dokumentar të ri të quajtur “Roboti, Dentisti dhe Piramida”.

---- ----
----
-----
-----