Ballina Sport Robert Lewandowski mërzit Bayern Munchen-in

Robert Lewandowski mërzit Bayern Munchen-in

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pasi mori një fitore me vlerë ndaj Chelsea-s në transfertë në të 16-at e Ligës së Kampioneve, dita e sotme ka qenë e vështirë për Bayern Munchen-in si edhe tifozët e ekipit. Kjo sepse golashënuesi më i mirë i Bundesliga-s, si edhe i Ligës së Kampioneve, Robert Lewandowski do të mungojë për 4 javë në skuadër.

Sulmuesi pësoi një dëmtim në gju në takimin kundër bluve të Londrës dhe pas analizave të kryera nga stafi mjekësor bavarez, është përcaktuar një periudhë 1 mujore rikuperimi. Në takimin ndaj Chelsea-s, ai realizoi golin e 11-të.

Tashmë barra për sulmin do t’i ngelet vetëm Muller-it, ndërkohë që alternativa janë të rinjtë Zirkzee dhe Arp.

---- ----
----
-----
-----