Ballina Sport Robben-it i mungon shumë futbolli: Po ndihet thirrja e topit…

Robben-it i mungon shumë futbolli: Po ndihet thirrja e topit…

12
SHPËRNDAJE

Arjen Robben e ka shumë të vështirë që të rrijë larg futbollit. Ylli holandez ka luajtur me klube të njohura në botë si Chelsea, Real Madridi, Bayern Munchen dhe me përfaqësuesen e Holandës.

Ish lojtari në një komunikim në rrjetet sociale të klubit të tij të fundit (Bayern-it) e pranoi se i mungon shumë futbolli. Kujtojmë që 36-vjeçari u tërhoq thuajse një vit më parë nga futbolli i luajtur:

“Në fillim, futbolli nuk më mungonte fare, pastaj vjen një fazë e dytë kur ndihet thirrja e topit. Në atë pikë ka menduar se ndoshta do të më pëlqente të luaja edhe për pak kohë. Ndonjëherë i kam pasur në kokë këto mendime.”,tha Robben

Holandezi gjithsesi tha se nuk ka ndërmend të marrë ndonjë vendim të guximshëm.

“Ndoshta kjo është një ndjenjë që si ish-sportist do ta kem gjithmonë brenda meje. Kur vendos të tërhiqesh, nuk të pret askush dhe ke nevojë për diçka për të cilën ia vlen të çohesh në mëngjes nga shtrati. Në rastin tim, janë fëmijët e mi. Për momentin nuk kam asnjë plan të veçantë.”

-----