Ballina Showbiz Rita Ora përfundon në spital, i nënshtrohet një operacioni (FOTO)

Rita Ora përfundon në spital, i nënshtrohet një operacioni (FOTO)

19
SHPËRNDAJE

Rita Ora së fundmi ka ndarë një video në Instagram me anë të cilës tregon se i është nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve, dhe se fatmirësisht kaloi me sukses.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita.

Në video këngëtarja shfaqet duke vizatuar disa zemra me ngjyra për të uruar ndjekësit e saj për festën e Shën Valentinit.