Ballina Showbiz Rita Ora mban fjalën, nis rindërtimi i shtëpisë së familjes së prekur...

Rita Ora mban fjalën, nis rindërtimi i shtëpisë së familjes së prekur nga tërmeti

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjashtë pjesëtarët e familjes Sala jetojnë në fshatin Pinar të Tiranës, ku banesa e tyre u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora ka mbajtur fjalën e dhënë pak ditë më parë për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti falë kontributit të saj personal.

Pak ditë më parë, Rita Ora shkruante në një postim në Instagram se do të rindërtonte shtëpinë e familjes Sala dhe se viti i ri do të gjente me shtëpi të re.

Ndërkohë sot, Rita ka postuar një foto të Veliaj teksa takon familjarët Sala. “Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit gocë”, shkruan kryebashkiaku.

The post Rita Ora mban fjalën, nis rindërtimi i shtëpisë së familjes së prekur nga tërmeti appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

---- ----
----
----- ----
-----