Ballina Showbiz Rita Ora kapet mat, kush është djali që hyri në shtëpinë e...

Rita Ora kapet mat, kush është djali që hyri në shtëpinë e saj në 4 të mëngjesit? (FOTO)

52
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ylli televiziv, Joye Essex, është fotografuar duke shkuar në shtëpinë e Rita Orës në orën 4 të mëngjesit, pas një nate të këndshme me këngëtaren.

Pas një feste të gjatë me miqtë e përbashkët, dy 29-vjeçarët janë fotografuar së bashku teksa po hynin në apartamentin e Ritës në Londër.

“Daily Mail” dhe “The Sun” kanë publikuar disa fotografi ekskluzive të tyre, teksa dukeshin mjaft të qeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata u munduan që mos të binin në sy që janë bashkë, e si pasojë vendosën që të udhëtonin me makina të ndryshme. Por për të shkuar në shtëpinë e këngëtares zgjodhën të ecnin bashkë.

Një burim pranë tyre ka thënë për “The Sun”: “Rita dhe Joey dukeshin shumë të relaksuar e të lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit. Janë parë shumë herë teksa qeshnin dhe më pas ndihmonin njëri-tjetrin kur ishin në makinë”.

---- ----
----
-----
-----