Ballina Showbiz Rita Ora jep këtë kontribut pas tërmetit në Shqipëri

Rita Ora jep këtë kontribut pas tërmetit në Shqipëri

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rita Ora do të ndihmojë në Shqipëri.

Rita Ora përmes një statusi, ka bërë të ditur se ka përzgjedhur një familje për t’ia ndërtuar shtëpinë.

Këtë përzgjedhje, ajo e bëri nga konsulta me Erion Veliajn, ndërsa thotë se do të vazhdojë edhe me familje tjera.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I RITËS, PA NDËRHYRJE:

“Urime Dita e Flamurit Shqipëri!!! Kam festuar ditëlindjen dhe ditëve të fundit kam menduar rreth asaj se cila është gjëja e duhur për ta bërë. Bashkë me Erion Veliajn kemi vendosur të përzgjedhim një familje për t’ia rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmeti në Shqipëri.

Erioni është lider i vërtetë dhe me të vërtetë respektoj udhëzimin e tij për të më udhëhequr me shembull. Sugjeroj që kush të mundet, ju lutem të gjeni një familje ose bamirës ose një mënyrë për të ndihmuar rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.

Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala dhe do të ndjekim përparimin e saj dhe shumë familjeve tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë- ju lutem klikoni në linkun në bio-n time për ta bërë të njëjtën gjë, të gjithë dashurinë dhe lutjet e mija për ata që janë të prekur. Me gjithë dashurinë time, Rita”.

---- ----
----
-----
-----