
Rita Ora ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke vizatuar. Ndërkohë që të gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i këngëtares, pasi Rita nuk kishte veshur reçipeta.
Në video, shqiptarja 29-vjeçare ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e bajameve dhe se procedura ka qenë e dhimbshme.
“Para dy javësh hoqa bajamet dhe më lejoni t’u them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, u shpreh Rita.