Ballina Sport Risia/ FIFA po mendon për tre sesione merkatosh për shkak të COVID-19

Risia/ FIFA po mendon për tre sesione merkatosh për shkak të COVID-19

7
SHPËRNDAJE

FIFA po mendon për një sesion të tretë merkatoje për sezonin e ardhshëm, duke parë emergjencën nga koronavirusi që ka ndryshuar planet e të gjithë sezonit futbollistik.

Ky sezon do të mbyllet në verë dhe për të mos prishur planet e klubeve që do të kenë shumë pak kohë për të përgatitur sezonin e ri, FIFA po mendon t’ua lehtësojë gjërat me një sesion të 3-të merkatoje përveç atij të verës dhe atij të dimrit. Lajmin e ka bërë të ditur James Kitching drejtor i rregullores futbollistike të organizmit më të lartë të futbollit FIFA.

Klubet e futbollit kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike për shkak të ndërprerjes së aktiviteteve sportive.

Klubet nuk po arkëtojnë më, ndërkohë që në kampionate të ndryshme është vendosur që futbollistët të ulin rrogat për të ndihmuar klubet.

-----