Ballina Teknologji Risia e instagramit, sjell “fundin” e influncuesve, mund të detyrohen të gjejnë...

Risia e instagramit, sjell “fundin” e influncuesve, mund të detyrohen të gjejnë punë të re

13
SHPËRNDAJE

Për njerëzit e thjeshtë që Instagramin e  përdorin thjesht për argëtim, fshehja e numrit të pelqimeve në postime, nuk përben ndonjë problem, por e njejta gjë nuk mund të thuhet edhe për influencuesit e Instagramit, të cilët jetojnë me anë të këtyre pelqimeve.

Siç është tashme e njohur, blogëret dhe influencuesit fitojnë një shumë të konsiderueshme parash, me anë të postimeve në rrjet.

Nëse jeni një përdorues i thjeshtë që nuk e përdor Instagramin si një burim të ardhurash, atëherë nuk ka problem. Por nëse thoni që jeni një “influencer” atëherë ekziston një problem, pasi pëlqimet luajnë një rol të madh nëse një shërbim apo produkt dëshiron të reklamohet përmes një influencuesi që ka miliona ndjekës dhe automatikisht miliona pëlqime.

Ndikuesit më të famshëm dhe më të pasur në botë si Chiara Ferrani, Kylie Jenner, Selena Gomez, Ariana Grande, Kim Kardashian, Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë kanë çdo arsye të shqetësohen për këtë ndryshim të madh në Instagram.

Por goditjen më të madhe me këtë risi do ta pësojnë ata që nuk janë aq të famshëm, pasi Instagram-i deri më tani u ka mundësuar atyre të fitojnë para duke postuar foto mbresëlënëse duke mbledhur ndjekës, komente dhe pëlqime të lakmuara.

The post Risia e instagramit, sjell “fundin” e influncuesve, mund të detyrohen të gjejnë punë të re appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.