Ballina Sport Risi, konfirmime dhe rikthime: Lista e Rejës zbulohet nga klubet nëpër Europë

Risi, konfirmime dhe rikthime: Lista e Rejës zbulohet nga klubet nëpër Europë

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shqipëria do të luajë tre përballjet e para të eliminatoreve të Katar 2022, kundër Andorrës , Anglisë dhe San Marinos, më 25, 28 dhe 31 mars. Vetëm me kombëtaren e “Tre Luanëve” kuqezinjtë luajnë në shtëpi, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cilët janë të përzgjedhurit e trajnerit Edy Reja për këto duele.

Risia në këto ndeshje pritet të jetë Nedim Bajrami, fantazisti që aktivizohet me Empolin në Serie B. Mesfushori ka pranuar ftesën, por duhet të pajiset me pasaportë shqiptare. Mungesa e tij në këto ndeshje mund të ndodhë vetëm për arsye dokumentacioni.

Klaus Gjasula gjithashtu do të rikthehet në kombëtare, pasi e ka lënë pas dëmtimin. Lokomotiva Zagreg ndërkohë ka konfirmuar ftesat për Sherif Kallakun dhe Enis Çokajn, kurse Jon Mersinaj e ka të pamundur pasi një ditë më parë është operuar sërish dhe do të vazhdojë të mungojë.

Konfirmohet edhe rikthimi i Keidi Bares. Espanyol ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se mesfushori do të jetë pjesë e kombëtares së Edy Rejës për tre ndeshjes e muajit mars. Ai mungoi në ndeshjet e fundit në Nations League, pasi ishte i dëmtuar. /abcnews.al

The post Risi, konfirmime dhe rikthime: Lista e Rejës zbulohet nga klubet nëpër Europë appeared first on Abc News.

---- ----
-----